Alessandro Bastoni është kthyer në objektivin kryesor të Barcelonës për të përforcuar repartin e mbrojtjes, konkretisht pozitën e qendërmbrojtësit të majtë. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, tashmë kanë nisur kontaktet e para për të parë mundësinë e transferimit të tij nga Interi.
Mbrojtësi italian, 26-vjeçar, shihet i hapur për një transferim në “Camp Nou”, duke e konsideruar këtë si një hap përpara në karrierën e tij. Nga ana tjetër, brenda klubit katalanas besohet se situata është “nën kontroll” dhe ekziston optimizëm për realizimin e marrëveshjes.
Në të njëjtën kohë, Interi nuk po qëndron duarkryq. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi zikaltër ka nisur të shqyrtojë alternativa për mbrojtjen, në rast se Bastoni largohet gjatë verës.
Për më tepër, në fund të sezonit përfundojnë kontratat e veteranëve Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, duke e bërë të domosdoshme një ristrukturim të repartit defensiv.
Emri që pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e Interit është Mario Gila, aktualisht pjesë e Lazio. Mbrojtësi spanjoll ka kontratë deri në vitin 2027, por për të ka interes edhe nga klube të tjera të mëdha, përfshirë rivalët e qytetit Milan, si dhe ekipe nga Premier League dhe La Liga.
Përveç Gilas, në listën e Interit janë edhe Joel Ordóñez, i cili po shkëlqen me Club Brugge, si dhe dy emra nga Serie A: Oumar Solet (Udinese) dhe Tarik Muharemovic (Sassuolo).
Interi e konsideron Bastonin si një nga shtyllat kryesore të skuadrës, por nuk përjashtohet mundësia e shitjes nëse vjen një ofertë e majme nga Barcelona./Arbresh.info
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën