PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së për mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetin e viktimave të luftës

15:48 | 29 Mars 2026
E.G

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shpreh mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Sipas PDK-së, kjo protestë është një reagim i drejtë qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, të familjeve të tyre dhe të vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri.”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

“Mbrojtja e së vërtetës për luftën tonë është një detyrim shtetëror dhe moral. Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre.”, thuhet tutje./Arbresh.info