Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një seri deklaratash të forta lidhur me konfliktin mes SHBA/Izraelit dhe Iranit, duke sinjalizuar përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.
Në një koment të fundit, ai ka deklaruar se forcat amerikane kanë “3,554 objektiva ende për t’i goditur” brenda Iranit, duke shtuar se këto do të realizohen shpejt, çka nënkupton se fushata ushtarake kundër infrastrukturës iraniane ndodhet në një fazë vendimtare.
Trump ka bërë gjithashtu një deklaratë të fortë për udhëheqjen iraniane, duke thënë se lideri suprem nuk është më ‘suprem’, duke iu referuar vdekjes së Ayatollah Ali Khamenei pas sulmeve ajrore të SHBA-Izraelit – një pretendim që Irani e ka mohuar në disa momente, por që më pas, sipas tij, është konfirmuar nga agjencitë e sigurisë iraniane, të cilat kanë shpallur edhe periudhë zie kombëtare.
Ai shtoi se djali i tij, Mojtaba Khamenei, i cili u emërua pas vdekjes së të atit, “ose është i vdekur, ose në gjendje shumë të keqe”, duke theksuar pasigurinë dhe trazirat në strukturën e lartë udhëheqëse të Republikës Islamike.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po vazhdon të eskalojë, me sulme të ndërsjella që kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha infrastrukturore.
Ndërkohë, rebelët Houthi nga Jemeni së fundi kanë sulmuar me raketa Izraelin, të cilat, sipas ushtrisë izraelite, janë rrëzuar ende pa rënë në tokë.
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...