Në shumë pjesë të Kantonit Una-Sana të Bosnjë e Hercegovinës si pasojë e reshjeve të borës ka ardhur deri te ndërprerja e furnizimit me energji elektrike dhe vështirësimi i kushteve atmosferike, për çka është pezulluar mësimi në shkollat e këtij kantoni.
Ministri i Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit i Kantonit Una-Sana, Denis Osmankiq ka njoftuar prindërit, nxënësit dhe punonjësit e institucioneve arsimore se mësimi nuk do të mbahet derisa të krijohen kushtet bazë dhe të sigurta për zhvillimin e tij. Publiku do të informohet me kohë për rifillimin e procesit mësimor pasi të stabilizohet situata në terren.
Nga Administrata Kantonalе e Mbrojtjes Civile kanë bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë Prijedor – Bosanska Krupa, gjë që ka shkaktuar probleme edhe në Buzhim, Velika Kladusha, Bosanski Petrovac dhe Cazin.
Aksi rrugor Bihaq-Bosanski Petrovac, në segmentin Ripaç-Ripaçki është i mbyllur për mjetet e rënda me peshë mbi shtatë e gjysmë tonë.
Administrata Federale e Mbrojtjes Civile ka lëshuar paralajmërim në bazë të të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik, duke rekomanduar që shërbimet lokale të mbrojtjes civile, drejtoritë e rrugëve rajonale dhe ndërmarrjet publike-komunale të jenë në gatishmëri
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri