Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka uruar Kosovën për fitoren e mbrëmshme ndaj Sllovakisë dhe kualifikimin për finale në play-off për Kupën e Botës.
Në urimin e saj, Ambasada e ka cilësuar këtë si fitore historike.
“Përgëzime Kosovë për këtë fitore historike”, thuhet në urimin e ambasadës.
Kombëtarja e Kosovës e mposhti mbrëmë Sllovakinë në Bratisllavë, me një rezultat prej 4 me 2.
Finalja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kosova do të përballet me Turqinë, e cila mbrëmë mposhti Rumaninë me rezultat 1:0.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë