Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na bëjë krenar Kosova

00:02 | 27 Mars 2026
D.H

Shqipëria u mposht 2-1 nga Polonia në play-off ku edhe e humbi rastin për t’u kualifikuar në Botëror.

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Berat Gjimshiti, në fjalën e tij pas ndeshjes me Poloninë tha se ekipi ynë përfaqësues ishte shumë afër ëndrrës së Botërorit.

Gjimshiti deklaroi se Shqipëria nuk e meritonte këtë humbje. Ai shtoi se pjesa e parë ishte shumë e mirë, por se në të dytën disa gjëra nuk shkuan siç duhet.

Kapiteni nuk harroi dhe fitoren e Kosovës, duke thënë se shpreson që “Dardanët” të bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.

Jemi të gjithë të mërzitur, sepse ishte rasti i fundit besoj që ta çonim Shqipërinë në Botëror. Ishim shumë afër sot. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë gjërat nuk shkuan aq mirë. Nuk e meritonim këtë rezultat.”

“Ata kishin më shumë fizik dhe na mungonin disa lojtarë, që janë më shtatlartë. Ndoshta Levandovski duhej të mbahej më mirë. Uroj që brezat e rinj ta arrijnë ta dërgojnë ekipin tone përfaqësues në Kupën e Botës. Shpresoj që të na bëjë krenar Kosova”, tha Gjimshiti.

Kosova finalen e play-offit e luan të martën ndaj Turqisë në Prishtinë me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale