Kosova e mposhti Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës me rezultat 4-3.
Pas ndeshjes në konferencë për media u paraqit, Franco Foda, i cili përgëzoi lojtarët për ndeshjen.
“Dua ta falënderojë skuadrën për përfaqësimin. Lojtarët kanë besuar për 90 minuta dhe nuk janë dorëzuar. E merituam fitoren. Sonte do të festojmë dhe që nga nesër do të përgatitemi për finale ndaj Turqisë. Kosova e meriton këtë”, tha Foda.
Ai komentoi edhe ndeshjen, ku u shënuan plot shtatë gola.
“Kemi pranuar tre gola sonte. Sonte festojmë por nesër do të analizojmë ngase kemi marrë gola të lehtë. Duhet ta dimë se nuk mund të shënojmë çdo ndeshje katër gola”, u shpreh ai.
“Të martën luajmë ndeshje finale. Do të jenë 13 mijë persona, por të kishim një stadium me 100 mijë ulëse do të mbushej i tëri. Jemi afër të shkruajmë historinë, por duhet ta ruajmë qetësinë në këtë ndeshje kaq të madhe kundër Turqisë. Populli kosovar është mjaft emocional këtë e shoh edhe në fushë tek futbollistët”.
Ai tregoi se cfarë foli edhe me lojtarët pas pjesës së parë.
“Fillimisht kam kërkuar nga ta të ruajnë qetësinë, dhe kam kekruar dy ndryshime taktike. Mendoj se në pjesën e dytë bëmë më mirë dhe rikthyem rezultatin. Në aspektin e lojës nuk kemi qenë keq, këtë e dëshmuam edhe një herë se jemi skuadër që mund të rikthejmë rezultate dhe këtë e kemi dëshmuar edhe më herët ndaj Islandës”, theksoi Foda.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...