Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se Irani është i etur për të negociuar ndërsa thekson se operacioni ushtarak amerikan vazhdon.
“Meqë ra fjala, ata po negociojnë dhe duan shumë të bëjnë një marrëveshje, por kanë frikë ta thonë, sepse mendojnë se do të vriten nga populli i tyre.
Ata kanë gjithashtu frikë se do të vriten nga ne”, tha ai në darkën vjetore të mbledhjes së fondeve të Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit.
Trump tha se nuk ka pasur kurrë një kryetar vendi që e ka dashur atë punë më pak sesa të jetë kreu i Iranit.
“Nuk e dua. Epo, dëgjoni disa nga gjërat që thonë. I dëgjojmë shumë qartë ata që thonë… Do të donim t’ju bënim Udhëheqësin e ardhshëm Suprem’. Jo, faleminderit. Nuk e dua,” shtoi ai.
SHBA-të po e “shkatërrojnë” Iranin, tha ai.
“Nuk do ta përdor fjalën ‘luftë’ sepse thonë, ‘Nëse përdor fjalën luftë, kjo ndoshta nuk është një gjë e mirë për t’u bërë’. Ata nuk e pëlqejnë fjalën luftë sepse supozohet të marrësh miratim. Kështu që do të përdor fjalën ‘operacion ushtarak’, që është në të vërtetë ajo që është. Quhet shfarosje ushtarake”, shtoi ai.
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...