Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” për të përmbushur qëllimet kryesore të operacionit ushtarak kundër Iranit.
Sipas saj, fushata ka qenë një “sukses i madh” dhe ka arritur të neutralizojë mijëra objektiva iraniane, përfshirë flotën detare dhe kapacitetet mbrojtëse.
Leavitt theksoi se administrata amerikane po punon intensivisht për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke siguruar qarkullimin e lirë të naftës dhe stabilitetin energjetik global. Ajo e cilësoi këtë si një hap vendimtar për sigurinë ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë u shpreh se bisedimet me Iranin janë duke vazhduar, por Teherani ka refuzuar planin amerikan me 15 pika, duke e quajtur “të tepruar” dhe duke vendosur kushtet e veta. Leavitt paralajmëroi se SHBA nuk do të tërhiqet nga objektivat e saj dhe se “Irani duhet të pranojë realitetin e ri”./rtsh.al
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...