Mbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck është shumë pranë rinovimit të kontratës me Borussia Dortmund, duke i dhënë fund një sage që për muaj të tërë krijoi pasiguri rreth të ardhmes së tij.
Pas negociatash të gjata, palët kanë arritur një marrëveshje pothuajse totale.
Kontrata e re pritet të përfshijë një rritje të ndjeshme page, që mund të arrijë rreth 14 milionë euro në sezon, si dhe një mirëkuptim për të ardhmen – ku në rast të një transferimi, të dyja palët do të bashkëpunojnë për një zgjidhje të favorshme.
Edhe pse as lojtari dhe as klubi nuk e përjashtojnë një largim në të ardhmen, në afat të shkurtër Schlotterbeck pritet të qëndrojë në “Signal Iduna Park”.
Dortmundi njihet për shitjen e lojtarëve në momentin e duhur, ndërsa vetë mbrojtësi nuk dëshiron t’i mbyllë dyert për një hap të madh në karrierë, por jo menjëherë.
Schlotterbeck iu bashkua Dortmundit në vitin 2022 për rreth 20 milionë euro, ndërsa aktualisht vlera e tij në treg ka arritur në rreth 55 milionë euro. Ai ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në Bundesliga dhe një element kyç në formacionin e skuadrës.
Interesimi për të nuk ka munguar. Përveç Real Madrid, edhe disa klube të mëdha evropiane kanë monitoruar situatën e tij, gjë që shtoi presionin mbi Dortmundin për të vepruar sa më shpejt. Kontrata e re pritet të përfshijë edhe një klauzolë largimi, duke e bërë më të lehtë një transferim të mundshëm në të ardhmen.
Në aspektin sportiv, Schlotterbeck është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Ai është ndër futbollistët me më shumë minuta këtë sezon dhe, konsiderohet titullar i padiskutueshëm./Arbresh.info
Agjencia Kundër Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë dek...
Haxhiu: Mbikëqyrja parlamentare, kyçe për funksionimin e ins...
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...