Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zhvilluar të martën stërvitjen e tij të parë pas lëndimit që pësoi më 15 shkurt në ndeshjen Napoli – Roma, e cila përfundoi 2-2.
Mbrojtësi i Napolit pësoi një lëndim muskulor që e detyroi të mungonte disa javë dhe la një boshllëk të ndjeshëm në qendër të mbrojtjes së skuadrës së tij dhe përfaqësueses së Kosovës.
Mediumet italiane raportojnë se Rrahmani ka qenë i pranishëm në qendrën stërvitore të Napolit, duke dhënë sinjale pozitive për rikuperimin e tij të shpejtë.
Rikthimi në stërvitje tregon se mbrojtësi është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në formë dhe për të kontribuar përsëri me ekipin.
Sipas calcionapoli1926.it, Rrahmani do të mungojë për Kosovën në ‘play-off’ për Kupën e Botës, duke e detyruar skuadrën të paraqitet pa kapitenin e saj në ndeshjet vendimtare.
“Kosova do të paraqitet pa kapitenin e saj, i cili u kthye në qendrën stërvitore sot për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Pritej që ai të ishte i gatshëm në fund të prillit. Por rikuperimi i Amirit është përshpejtuar dhe do të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Parmas”, raporton media italiane.
Ka gjithashtu mundësi që Rrahmani të ulet në stol për ndeshjen ndaj Milanit, por për momentin është e vështirë të jepet një konfirmim përfundimtar.
Megjithatë, rikthimi i tij para përfundimit të sezonit do të jetë një lajm i mirë për Napolin, i cili po përgatitet për fazat vendimtare të Serie A dhe Kupës së Italisë./Telegrafi/
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...