Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm dhe i dashur

09:29 | 24 Mars 2026
E.K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka uruar kryeministrin Albin Kurti me rastin e ditëlindjes, duke e cilësuar atë si një lider të përkushtuar dhe të afërt me qytetarët.

Në një mesazh publik, Geci ka theksuar se komunikimi me Kurtin është i lehtë dhe i drejtpërdrejtë, duke vlerësuar gatishmërinë e tij për të dëgjuar shqetësimet dhe për të dhënë përgjigje të sakta e me mirëkuptim.

Postimi i plotë:

Urime ditëlindjen, Kryeministri ynë!

Të njohësh nga afër Kryeministrin, të komunikosh me të dhe të shprehësh ndonjë shqetësim ndalet me shumë përkushtim, të dëgjon, të kupton dhe të jep përgjigje me shumë saktësi e mirëkuptim.

Sa herë e shohim në rrugë apo në hollët e Kuvendit, ndalet dhe na flet, pavarësisht kohës. Sa herë mbajmë mbledhje, kërkon shumë punë nga secili, e veçanërisht nga ministrat.

Kur kemi kohë të lirë, është shumë i butë, jashtëzakonisht i hareshëm, i buzëqeshur dhe shumë i dashur; kjo të bën ta duash edhe më shumë. Thjeshtësia e bën edhe më madhështor.

Si deputet i grupit parlamentar të VV-së, do të qëndroj besnik ndaj jush, ashtu siç është edhe kryetarja Donika Gërvalla, deri në frymën e fundit, me ju, sepse shqiptaria nuk ka lider më të mirë.

Urime, Kryeministër Albin Kurti, dhe festofsh gjithmonë! /Arbresh.info