Aksion policor në Suharekë: tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

08:55 | 24 Mars 2026
Q L

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre persona, kjo pas një hetimi disa mujor.

Sipas raportit policor gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara janë gjetur dhe konfiskuar: sasi e substancës e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 3 armë zjarri, 1 pushkë gjuetie, fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.