Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i rëndësishëm në shtetndërtim dhe kulturë

23:55 | 23 Mars 2026
E.G

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sonte mori pjesë në hapjen e Javës së Frankofonisë.

Ai ka theksuar rolin e Francës dhe vendeve frankofone në mbështetjen e Kosovës, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në disa fusha kyçe.

“Franca ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën në vitin 2008, duke shënuar fillimin e një miqësie të fortë dhe të qëndrueshme. Që nga ajo kohë, së bashku me vendet frankofone, ka qenë një partner i rëndësishëm në diplomaci, shtetndërtim, kulturë dhe arsim.”

Ai i bëri këto komente në kuadër të Javës së Frankofonisë në Prishtinë, ku, sipas tij, shënohet bashkëpunimi i ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta kulturore.

“Në kuadër të Javës së Frankofonisë në Prishtinë, festojmë këtë bashkëpunim të çmuar, diversitetin kulturor dhe fuqinë e gjuhës frënge si urë lidhëse mes popujve.”

Rama ka bërë thirrje për vazhdimin e thellimit të këtyre raporteve edhe në të ardhmen.

“Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura miqësie, dialogu dhe zhvillimi të përbashkët.”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale