Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet

20:17 | 23 Mars 2026
E.G

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në Kryeqytet është e ndaluar.

Në një postim në Facebook, ai tha se çdo automjet që bart mbeturina të çfarëdo lloji dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet dhe mund t’i konfiskohet automjeti, shkruan Arbresh.info.

“Hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në Kryeqytet është e ndaluar!  Çdo automjet që bart mbeturina të çfarëdo lloji dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet dhe mund t’i konfiskohet automjeti. Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike. Masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë: gjoba, konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave”, ka shkruar Rama.

“Bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm. Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në  038 220985”, tha mes të tjerash i pari i Kryeqytetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale