Puna për lirimine hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private, vijon në të gjithë vendin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot pamje nga ndërhyrjet e Policisë Bashkiake Tiranë, e përqendruar në zonat më strategjike të kryeqytetit.
“Puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara”, shkruan Rama në postim.
Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.
E nisur në muajin korrik të vitit 2025, kjo nismë është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.
Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje.
Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 19 911 raste shkeljesh. Nga këto, 15 313 janë zgjidhur, ndërsa 4598 janë Top of FormBottom of Formraste në proces shqyrtimi.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...