Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

16:55 | 23 Mars 2026
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Osmani vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Me këtë rast, ajo e falënderoi ambasadorin Rudolph për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë gjatë mandatit të tij, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës aleancën strategjike me Gjermaninë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale