Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për caktimin e ‘tavanit’

16:46 | 23 Mars 2026
E.G

Përmes një vendimi qarkullues të qeverisë, është vendosur futja në fuqi e Bordit të Transparencës, sikundër ishte paralajmëruar ditë më parë.

Ky vendim ka ardhur pas rritjes së çmimit të karburanteve në vendin tonë pas luftës në Lindjen e Mesme.

Në ditët në vijim pritet mbledhja e parë e këtij bordi, për të caktuar dhe çmimin tavan të karburantit./tch

Shpërndaje në rrjete sociale