Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.
Nga Gjykata Penale e Shkupit deklaruan se, me kërkesë të prokurorisë para festës shtetërore, Grubit i është zgjatur arresti shtëpiak me sigurim policor 24 orë.
Pas më shumë se 14 muajsh arrati, Grubi u kthye më 23 shkurt, por në vend të paraburgimit në burg, për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë së tij, prokuroria kërkoi dhe gjykata vendosi arrest shtëpiak.
Grubi dyshohet së bashku me një tjetër të arratisur, ish-drejtorin e Lotarisë Perparim Bajrami, për keqpërdorime në prokurimin e aparateve VLT, me ç’rast Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut vlerëson se shteti është dëmtuar për më shumë se 8 milionë euro.
Deri më tani, Grubi nuk ka dhënë dëshmi para prokurorit, ndërsa mbrojtja pothuajse ka përfunduar shqyrtimin e dokumentacionit në lëndë, bëri të ditur avokati i tij, Goce Ristevski.
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...