Ndërsa pozita në Shqipëri sot në orën 18:00, mban protestën e radhës përpara Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka njoftuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Sipas autoriteteve, rreth 1400 punonjës policie do të angazhohen në terren, ndërsa masat janë marrë në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me fokus menaxhimin e situatës dhe shmangien e incidenteve gjatë zhvillimit të protestës.
Në kuadër të këtij organizimi, do të ketë kufizime të konsiderueshme të qarkullimit në disa nga akset kryesore të kryeqytetit. Duke nisur nga ora 09:30, është bllokuar lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Ndërkohë, nga ora 15:00 pritet të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia bën me dije se, në varësi të ecurisë së protestës, kufizime të tjera të përkohshme mund të aplikohen edhe në zona të tjera të Tiranës. Për të lehtësuar lëvizjen, janë parashikuar devijime të trafikut në rrugë alternative.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve për mirëkuptim lidhur me kufizimet, si dhe kërkojnë që të shmangin çdo situatë që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike gjatë zhvillimit të tubimit.
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët