Sot bëhen gjashtë vjet që kur në Kosovë u regjistrua rasti i parë fatal nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte njoftuar se viktima ishte një pacient 82-vjeçar nga fshati Dumnicë e Podujevës.
Sipas njoftimit të asaj kohe, pacienti, i lindur më 1938, ishte pranuar në Klinikën Infektive më 16 mars 2020, në ditën e gjashtë të sëmundjes, me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive në anën e majtë. Ai po ashtu vuante edhe nga sëmundje shoqëruese kronike, përfshirë probleme kardiake dhe sëmundje kronike të mushkërive.
Kjo pandemi ka prekur mbi 273 mijë njerëz ndërsa ka lënë të vdekur 3211 persona.
Vaksina kundër kësaj sëmundje të shkaktuar nga koronavirusi, u zbulua në dhjetor 2021 më pak se një vit nga shfaqja e kësaj pandemie. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dy doza mbi 46 për qind e popullsisë, ndërsa në total janë të vaksinuar 51 për qind e qytetarëve.
Covid-19 në botë ka infektuar 759,408,703 ndërsa të vdekur kanë mbetur 6,866,434.
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...