Një nga futbollistët më të mirë anglezë në histori, Wayne Rooney, ka deklaruar se për të, Neymar nuk ka qenë kurrë lojtar i klasit botëror.
Pavarësisht faktit se ai luajti për Barcelonën dhe PSG-në, dhe ende mban zyrtarisht titullin e futbollistit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, Rooney beson se Neymar është i mbivlerësuar, dhe arsyeja kryesore për këtë është se ai nuk ka bërë asgjë me ekipin kombëtar të Brazilit.
Duke folur për Sky Sports, Rooney tha se i pëlqente Neymar, por kurrë nuk e shihte atë si një futbollist të nivelit të lartë.
“Sipas mendimit tim, ai nuk binte në kategorinë e Messit dhe Ronaldos. Ai ishte i mirë te Barcelona, por gjithmonë në hijen e Messit”.
Neymar nuk ishte përfshirë në listën e shpallur së fundmi nga trajneri brazilian Carlo Ancelotti, për ndeshjet miqësore kundër Kroacisë dhe Francës.
Kujtojmë që Rooney është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United.
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar
Kostelancik: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri-Kroaci, një sinjal...