Barcelona ka arritur të shënoj fitore bindëse me rezultat 7-2 në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastle.
Blaugrana hapi serinë e golave herët qysh në minutën e gjashtë me anë të Raphinhas. Mirëpo nuk vonoi shumë edhe Elanga barazoi rezultatin në minutën e 15-të.
Mysafirëve nuk iu ra të gëzoheshin shumë pasi tre minuta më vonë, Bernal riktheu epërsinë.
Elanga baraspeshoi rezultatin sërish me golin e tij në minutën e 28-të. Por në fundin e pjesës së parë, Barcelona fitoi penallti dhe në gol e konkretizoi Yamal për 3-2.
Pjesa e dytë ishte fatale për Newcastlen. Fermin shënoi golin e katërt në minutën e 51-të. Pesë minuta më vonë Lewandowski shënoi edhe golin e pestë.
Polaku u përkujdes për një gol tjetër ku shënoi pas një asistimi të Yamalit në minutën e 61-të.
Ndërkohë epilogun final për 7-2 e vulosi Raphinha në minutën e 72-të. Rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet është 8-3 në të mirë të katalanasve, kështu që siguruan çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në çerekfinale Barcelona do të takohet me fituesin e çiftit Atletico Madrid – Tottenham./Arbresh.info
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...
Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e ...
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëm...
Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet ...