Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se Ministri i Inteligjencës i Iranit, Esmail Khatib, është vrarë, në një sulm gjatë natës.
Khatib u emërua në këtë pozitë nga ish-presidenti i ndjerë, Ebrahim Raisi, në vitin 2021, raporton BBC.
Ai studioi jurisprudencë islame nën drejtimin e shumë klerikëve të lartë, përfshirë udhëheqësin e vrarë suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Po ashtu, ai ka mbajtur poste të larta në ministrinë e inteligjencës dhe në Zyrën e Udhëheqësit Suprem.
Thesari Amerikan e sanksionoi për rolin e tij si kreu i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit “për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj” në vitin 2022.
Ndërsa raportohet se Khatib iu bashkua Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në vitin 1980, menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI