Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas një sulmi ajror të kryer nga forcat ushtarake pakistaneze në një qendër rehabilitimi për përdoruesit e drogës në Kabul, sipas burimeve mjeko-ligjore të cituara nga BBC.
Disa trupa ishin të paidentifikueshëm për shkak të plagëve të rënda, ndërsa autoritetet talebane pretendojnë për një numër edhe më të lartë viktimash.
Misioni i Kombeve të Bashkuara, bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm, ndërsa misioni i saj në Afganistan dënoi sulmin dhe kërkoi armëpushim dhe mbrojtje të civilëve.
Në momentin e sulmit, rreth 2 mijë persona ndodheshin në qendrën e trajtimit.
Nga ana tjetër, Pakistan mohoi se kishte goditur qëllimisht një objekt civil, duke deklaruar se kishte shënjestruar vetëm objektiva të lidhura me militantët. Afganistani e kundërshtoi këtë, duke theksuar se nuk kishte instalime ushtarake pranë zonës.
Sulmi vjen në mes të tensioneve të vazhdueshme ndërkufitare midis dy vendeve, të cilat janë përshkallëzuar sërish javët e fundit, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për qetësim të situatës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira