Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët që ai ka publikuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Ajo tha se krijohet përshtypja se sa herë që Vuçiq gjendet nën presion nga Bashkimi Evropian, Rama del në mbështetje të tij.
“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundi i publikuar së bashku me Vuçiqin në gazetën prestigjioze gjermane. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministri Rama. Sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiqin BE-ja, Evropa e mbështetë me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerrë nga ajo situatë. Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana nëpër Beograd qon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”, tha ajo.
Kjo deklaratës e Gërvallës vjen pas një editoriali të përbashkët të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq të publikuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Në këtë editorial, Rama dhe Vuçiq propozojnë që Shqipëria dhe Serbia të mund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa ndryshime në strukturat vendimmarrëse të unionit./rtk
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore