Më shumë se 100 milionë njerëz në SHBA janë nën alarme për mot të ashpër, pasi një sistem i fuqishëm stuhish me borë të madhe dhe erëra të forta kërcënon rajonet e Midwest-it të Epërm dhe Liqeneve të Mëdha.
Sistemi pritet të rrisë rrezikun e zjarreve në të gjithë SHBA-në qendrore, duke sjellë shi, stuhi dhe borë në pjesë të verilindjes.
Deri të hënën në mbrëmje, në një zonë të gjerë nga Dakota deri në veri të shtetit të New Yorkut pritet të ketë reshje bore ndërsa shtesa e saj të arrijë nga 7-15 centimetra.
Kushtet e thata dhe me erë në jug pritet të përkeqësojnë kërcënimet e zjarreve në pyje, veçanërisht në zonat që tashmë luftojnë me zjarre të mëdha në shtetin e Nebraskës.
Ndërsa sistemi lëviz në lindje deri të hënën, ai mund të sjellë shi, stuhi dhe erëra të forta në pjesë të verilindjes, sipas raportit. /AA/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...