38-vjeçari i vrarë këtë mëngjes në qytetin e Gjakovës është Rasim Binakaj.
Kjo u bë e ditur edhe përmes postimeve të familjarëve në rrjetet sociale, të cilët shprehën dhimbjen për humbjen e tij.
Në këtë rast të të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe një person.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë , Lumni Graishta ka treguar për Arbresh.info se dyshohet se një pronar i një lokalit te Çarshia e Vjetër në Gjakovë, ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti pas një mosmarrëveshje me ç’rast e ka lënë të vdekur.
Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati.
“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta.
Ai tutje thotë se Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.
“I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitet policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokuroeit të shtetit”, tha ai.
LEXO EDHE:
Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet pun...
Si kanë reaguar vendet deri më tani ndaj thirrjes së Trump p...
Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vras...
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për k...
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...