Edi Rama publikon pamje nga Liqeni Artificial i Tiranës

08:30 | 12 Mars 2026
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin me një video mesazh për qytetarët në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një pamje të qetë dhe të bukur nga Liqeni Artificial i Tiranës, një nga hapësirat më të dashura për banorët e kryeqytetit.

Përmes këtij postimi, kreu i qeverisë ka zgjedhur të ndajë një moment relaksi nga natyra, duke i uruar të gjithëve një ditë të mbarë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Liqeni i Tiranës ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në mesazhin e tij.