Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve

21:23 | 6 Mars 2026
Q L

Tottenham Hotspuri raportohet se po konsideron shkarkimin e trajnerit të përkohshëm Igor Tudor vetëm pas tre ndeshjeve në krye të ekipit.

Tudor mori drejtimin deri në fund të sezonit pas largimit të Thomas Frank, por ende nuk ka arritur të ndalë rrëshqitjen e Spurs drejt zonës së rënies.

Humbja 3-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace e shton edhe më shumë rrezikun e rënies në Championship dhe, sipas gazetarëve Sam Wallace dhe Jason Burt të “The Telegraph”, klubi i Londrës së Veriut mund të bëjë tashmë një ndryshim të madh.

Ish-trajneri i Juventus u soll për të stabilizuar situatën, por kjo ende nuk ka ndodhur, me Spurs që tani janë vetëm një pikë mbi vendin e 17-të që mban West Ham United.

Ndeshjet e ardhshme të Tottenham nuk duket se do të jenë më të lehta, përfshirë dy përballje të Ligës së Kampionëve ndaj Atlético Madridit – që tani janë thjesht një shpërqendrim nga Premierliga – si dhe ndeshjet kundër Liverpoolit dhe, më kryesorja, Nottingham Forestit.

Nëse Spurs nuk përmirësohet në këto ndeshje, Tudor ka gjasa të shkarkohet, ndërsa kush mund të marrë drejtimin pas tij mbetet ende i paqartë./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale