Ministria e Financave po mban tryezën në lidhje me “Udhëzimin administrativ për kriteret dhe procedurat për përftimin nga pushimet tatimore”.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se nga pushimet tatimore mund të përfitojnë bizneset të cilat do të krijojnë vende të reja të punës dhe investime.
Ndërkohë, Sami Salihu nga ATK prezantoi draft udhëzimin i cili tregoj kriteret që duhet ti plotësojnë bizneset të cilët do ta përfitojnë me këtë Udhëzim Administrativ. Sipas tij investitorët të cilët planifikojnë investime mbi 10 milion euro dhe krijojnë 120 vende të reja të punës për tre vite, do të pushohen nga tatimi. Po ashtu lehtësira do të kenë edhe bizneset të cilët planifikojnë të investojnë më pak se 10 milionë euro.
Në këtë tryezë po marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucionet shtetërore dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin