Walid Regragui ka njoftuar dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të ekipit kombëtar të Marokut.
Ai publikoi një mesazh lamtumire në rrjetet sociale, duke shkruar: “Dima Maghreb Allah – Atdheu – Mbreti, faleminderit”.
Regragui mori drejtimin e “Luanëve të Atlasit” në gusht 2022, vetëm tre muaj para Kupës së Botës në Katar.
Nën drejtimin e tij, Maroku arriti historikisht në gjysmëfinale, duke u bërë skuadra e parë afrikane dhe arabe që e arrin këtë nivel.
Gjatë drejtimit të tij, kombëtarja regjistroi 35 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje, duke arritur vendin e 8-të në renditjen e FIFA-s, më e larta ndonjëherë për një komb afrikan.
Përveç suksesit në Botëror, Maroku gjithashtu arriti në finalen e AFCON 2025, ku humbi ndaj Senegal në tokën e tij.
Regragui largohet duke lënë pas një epokë të jashtëzakonshme për futbollin maroken, me rezultate historike dhe paraqitje inspiruese në skenën ndërkombëtare.
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...