Argjentina dhe Spanja pritet të përballen në “Finalissima”, megjithatë ndeshja nuk do të zhvillohet në Katar.
Sipas raportimeve, UEFA dhe CONMEBOL do të zhvillojnë takime gjatë kësaj jave për të përcaktuar vendin pritës, me një vendim që pritet të merret brenda 48 orëve të ardhshme.
Londra konsiderohet aktualisht si opsioni kryesor për organizimin e sfidës, ndërsa Milano dhe Roma janë gjithashtu në listën e qyteteve të mundshme pritëse.
Finalissima është përballja mes kampionit të Evropës dhe kampionit të Amerikës së Jugut, një duel që ka rikthyer interes të madh në arenën ndërkombëtare dhe që pritet të tërheqë vëmendje globale.
Joao Pedro vendimtar – Chelsea me fitore në udhetim tek Asto...
Arsenal bën një hap të madh drejt titullit kampion – Man Cit...
“Këtu përfundon komunikimi ynë”, Hamza jep detaje nga takimi...
ShBA-ja thotë se Spanja është pajtuar që të bashkëpunojë me ...
Payne vendimtar – Trepça shënon fitore në sekondat e fundit ...
Shqipëria dënon sulmin raketor të Iranit në Turqi