Çdo ditë që kalon nga konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, zgjerohen dhe fushat e ndikimit që prekin drejtpërdrejtë qytetarët.
Sa u përket fluturimeve, aktualisht prej vendit tonë nuk mund të udhëtohet drejt Tel Avivit dhe Dubait, çka ka pezulluar rezervimet që shqiptarët kishin planifikuar drejt këtyre vendeve.
“Për sa i përket destinacioneve të cilat e kanë ndjerë më shumë ndikimin e luftës është pjesa e Emirateve të Bashkuara, Dubai praktikisht. Nga 1000-1200 rezervime dhe bileta të shitura rreth 250 janë pezulluar për muajt mars-prill-maj. Disa kane bërë anulime përfundimtare për ketë destinacion, turistët që e vizitojnë për turizëm, ndërsa personat që janë rezidentë duke qenë se Dubai është edhe një nga destinacionet qe ka rezidentë shqiptar, janë detyruar që të vazhdojnë me planet, thjesht ka pasur shtyrje të datave te fluturimit”, shprehet Behare Sinanaj, operatore turistike.
Hezitimet lidhen me paqartësinë se për sa kohë do të vijojnë sulmet, e për këtë arsye, destinacionet turistike në rajonin e Lindjes së Mesme për momentin nuk janë më në krye të listës për pushimet e shqiptarëve, të cilët tani po shqyrtojnë opsionet e tjera.
“Prenotimet për destinacionet e tjera nuk janë anuluar po vazhdojnë normalisht”, shton ajo.
Situata mbetet në monitorin të vazhdueshëm teksa tensionet kanë përshkallëzuar në rajonin e Lindjes së Mesme, si rrjedhojë nuk mund të përjashtohet mundësia e zgjerimit të listës së destinacioneve të prekura.
Sllovakisë i lëndohet lojtari kryesor para ndeshjes me Kosov...
Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total – Ai zg...
A mund të mbërrijë një raketë e lëshuar nga Irani në Shqipër...
Haxhiu thërret konferencë për media
Një telefonatë nga Netanyahu e bindi Trumpin të godiste Iran...
Konjufca kandidat për president, vjen reagimi i LDK-së