I kërkuar për vrasje, Kosova ekstradon një shtetas të Maqedonisë

13:51 | 4 Mars 2026
E.G

Policia e Kosovës njofton se ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonia e Veriut, i kërkuar për veprën penale “Vrasje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, më 04.03.2026 ka kryer ekstradimin e personit me inicialet B.L. nga Republika e Kosovës për në Maqedoninë e Veriut.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kosovare pasi kërkohej nga Interpol me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut. Ai dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë për veprën penale të vrasjes”, njofton policia.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet dy shteteve.

“Policia njofton se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në funksion të gjurmimit, kapjes dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale brenda dhe jashtë territorit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme