Kreu i Koorporatës Shtetërore Bërthamore Ruse, Rosatom, Alexei Likhachyov, ka paralajmëruar se centralit bërthamor të Bushehrit në Iran i rrezikohet siguria, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga SHBA-të dhe Izraeli në territorin iranian. Ai tha se shpërthimet janë dëgjuar kilometra larg linjës mbrojtëse të centralit, duke treguar se rreziku po rritet, ndërsa konflikti përshkallëzohet.
Likhachyov theksoi se sulmet nuk synojnë direkt centralin, por godasin objekte ushtarake të afërta, duke bërë kështu që një goditje aksidentale të mund të çojë në përhapje të ndotjes radioaktive në zonën përreth.
Ai gjithashtu njoftoi se ndërtimi i dy njësive të reja bërthamore, pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Moskës dhe Teheranit që nisi në 2017, është pezulluar për shkak të sulmeve ajrore, por specialistët rusë do të qëndrojnë dhe do të vazhdojnë punën në central.
Rosatom ka evakuuar deri tani 94 punonjës dhe çdo person që dëshironte të largohej nga Irani dhe planifikon të evakuojë rreth 200 punonjës të tjerë, kur kushtet e sigurisë përmirësohen. Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan se qyteti ku ndodhet centrali Bushehr është goditur nga raketat amerikano-izraelite.
Megjithatë, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, tha se deri tani nuk ka asnjë tregues që ndonjë central bërthamor, përfshirë Bushehrin, të ketë pësuar dëmtime ose të jetë synuar direkt nga sulmet ajrore.
Paralajmërimi i Rosatom nënvizon rrezikun potencial të një katastrofe rajonale, nëse situata përkeqësohet dhe centrali bërthamor preket nga konfliktet ushtarake. /The Moscow Time/
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...