Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve G.T., R.K., S.T., N.T. dhe P.T., për shkak të veprës penale Krime lufte kundër popullatës civile.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve G.T., R.K., S.T. dhe P.T. , ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, ndërsa është refuzuar kërkesa e PSRK- së ndaj të pandehurit N.T., pasi nuk është vërtëtuar dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi të pandehurit posedojnë edhe pasaportë të Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ikin nga Kosova, po ashtu nëse të pandehurit gjenden në liri ekziston rrezik potencial se do të ndikojnë tek dëshmitarët dhe të dëmtuarit. Gjykata vlerësoj se nëse të pandehurit gienden në liri, përveç faktit se mund të arratisen dhe do të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...