Forcat Mbrojtëse të Izraelit konfirmuan se kanë nisur një valë të re sulmesh në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Sulmet erdhën një orë pasi ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim urgjent për njerëzit në periferitë jugore të Bejrutit dhe në dhjetëra fshatra, duke u bërë thirrje atyre që të evakuohen. Mediet ndërkombëtare raportojnë gjithashtu se Izraeli ka sulmuar edhe televizionin shtetëror në Teheran, të cilin e cilësoi si qendër të komunikimit të regjimit terrorist.
Në kundërpërgjigje, Irani vazhdon sulmet kundër objektivave amerikane në rajon. Së fundmi, ambasada amerikane në Riad u godit nga dy dronë.
Donald Trump thotë se mori vendimin për të nisur një luftë kundër Iranit sepse ishte “shansi i fundit dhe më i mirë” për të ndaluar regjimin.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga sulmi ndaj Iranit, presidenti tha se SHBA-të po vazhdojnë të kryejnë “operacione luftarake në shkallë të gjerë” ku tashmë më shumë se 1,250 objektiva janë goditur.
SHBA-të dhe Izraeli kanë vazhduar bombardimet ndaj Iranit të cilat nisën të shtunën, duke vrarë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Ndërsa sot Izraeli ka nisur gjithashtu sulme të shumta ndaj atyre që i quajti objektiva të Hezbollahut në Liban, pasi Hezbollahu sulmoi parprakisht Izraelin me dronë dhe raketa.
Një sulm me dron goditi një bazë ajrore britanike në Qipro duke shkaktuar dëme të kufizuara ku sipas zyrtarëve Qipriote ishte një dron Shahed i lëshuar nga Hezbollahu prej Libanit.
Si pasojë, Qeveria e Libanit ndaloi të hënën aktivitetet ushtarake të Hezbollahut pasi ky i fundit hapi zjarr ndaj Izraelit dhe më gjerë për t’u hakmarrë për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit
Ndërkohë që sulmet iraniane kanë vazhduar në rajon me sulme të reja në një uzinë të madhe gazi në Katar.
Ndërsa në Gjirin e Hormuzit një cisternë karburanti, e identifikuar si Athe Nova me flamur të Hondurasit, është kapluar nga zjari pasi u godit nga dy dronë, sipas Gardës Revolucionare të Iranit.
Një raketë iraniane goditi një zonë në qytetin jugor izraelit të Beersheba uke krijuar një krater të madh, ku 19 persona janë plagosur.
Udhëtimi i Piero Hincapie nga të luajturit futboll në plazhe...
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcën për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve