Real Madridi pëson humbjen e dytë radhazi në La Liga, kësaj radhe mposhtet nga Getafe midis ‘Santiago Bernabeut’ me rezultat 0-1.
Në minutën e 39-të, Getafe ndëshkoi madrilenët në mënyrë spektakolare. Sulmuesi uruguaian Martin Satriano kapi një volej nga rreth 20 metra distancë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Thibaut Courtois me një goditje të fuqishme dhe të saktë, shkruan Arbresh.info.
Para golit, Reali nuk shfrytëzoi raste me bollëk. Vinicius Junior shpërnderoi mundësi të mira shënimi.
Edhe në pjesën e dytë, Reali synoj ta barazoj por goditjet e Valverdes, Rodrygos shkuan jashtë portës.
Në minutat shtesë të ndeshjes Mastantuono u ndëshkua me karton të kuq. Po ashtu edhe lojtari i Getafes, Liso u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo ishte fitorja e parë e Getafes pas 18 viteve në ‘Santiago Bernabeu’. Derisa kjo disfatë e lë prapa katër pikë Realin pas Barcelonës e cila është liderë./Arbresh.info
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...