Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në ‘Strandja 2026’

14:42 | 2 Mars 2026
E.G

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për triumfin e jashtëzakonshëm në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Strandja 2026”, që u zhvillua në Sofje.

Boksieria jonë rrëmbeu medaljen e artë në këtë event të madh të boksit të mbajtur në Bullgari.

“Donjeta, mund kampionen e botës dhe fiton medaljen e artë botërore!. Ajo shkëlqeu gjatë turneut duke regjistruar disa fitore radhazi kundër boksiereve shumë cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti. Nën drejtimin e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta tregoi teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme, duke mundur kampionen e botës në finale dhe duke dominuar në të gjitha ndeshjet”, ka shkruar Kurti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë historike të turneut.

“‘Strandja’ njihet si turneu më i vjetër dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator botëror. Edicioni i 77-të u zhvillua sivjet, dhe ky është viti i dytë me radhë që boksierja nga Kosova triumfon, duke ndjekur gjurmët e legjendës Mehmet Bogujevci, fitues i medaljes së artë në vitin 1977 në të njëjtin turne”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme