Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 330 gjoba gjatë muajit shkurt 2026, ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Sipas policisë, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes shkakton shpërqendrim të menjëhershëm dhe ul ndjeshëm vëmendjen e drejtuesit të mjetit, çka mund të ketë pasoja serioze, madje fatale.
Autoritetet rajonale të policisë apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo formë shpërqendrimi. “Edhe një sekondë pakujdesie mund të kushtojë me jetë njerëzish”, theksohet në apel.
Policia fton qytetarët që të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë duke raportuar çdo shkelje të rregullave të trafikut dejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406
Nga Policia Rajonale e Ferizajt bëhet e ditur se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet plotësisht./Arbresh.info
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...