Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se 48 udhëheqës të Republikës Islamike u vranë gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.
“Nuk mund ta besojë askush suksesin që kemi pasur; 48 udhëheqës u vranë me një goditje dhe gjërat po lëvizin shumë shpejt”, tha Trump për Fox News.
Në një intervistë tjetër për CNBC, Trump tha se operacioni amerikan në Iran po shkon “shumë mirë” dhe “përpara afatit të planifikuar”.
“Ky është një regjim shumë i dhunshëm, një nga regjimet më të dhunshme në histori. Nuk po e bëjmë këtë vetëm për veten tonë, po e bëjmë për botën. Dhe, gjithçka po shkon përpara afatit”, tha presidenti amerikan.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan sulmet e tyre të përbashkëta kundër Iranit të shtunën në mëngjes, dhe deri tani, përveç vrasjes së Ali Khameneit, u konfirmuan edhe vdekjet e disa komandantëve të lartë të forcave të armatosura të Republikës Islamike./REL
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...