Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun “Strangja” në Sofje të Bullgarisë.
Bëhet fjalë për turneun më të vjetër të boksit amator në Evropë.
Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Donjeta të dielën e mposhti boksieren nga Brazili, Rebeca de Santos. Ndaj brazilianes në finale fitoi 3:2.
Sadiku e siguroi finalen pas fitores ndaj egjiptianes Ayyad Yomna, të cilën e mposhti pas tre raundesh deri në kategorinë 60 kilogramë.
Para gjysmëfinales, Sadiku regjistroi dy fitore të rëndësishme ndaj çekes Barbora Maxova dhe ukrainases Veronika Korets.
Vjet e fitoi të artën në turneunprestigjioz të boksit amator “Strangja”.
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...