Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin “me një forcë që nuk është parë kurrë më parë” nëse Teherani hakmerret.
“Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë”, shkroi Trump në Truth Social.
“Ata më mirë të mos e bëjnë këtë, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë!” shtoi ai.
Ndërkaq, kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, duke iu referuar Trumpit dhe Izraelit, deklaroi se ata kanë kaluar një vijë të kuqe dhe “do ta paguajnë për këtë”, raportoi televizioni shtetëror iranian.
Ai shtoi se vendi do të vazhdojë rrugën e Khameneit. 
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...