Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.
Khamenei u vra “në zyrën e tij në shtëpinë e udhëheqësit” ndërsa “kryente detyrat e tij” në kohën e sulmit herët të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, siç thekson CNN, imazhet satelitore treguan tym të zi që ngrihej nga kompleksi i udhëheqësit në Teheran pas sulmit.
Ato duket se tregojnë se disa ndërtesa në kompleks u dëmtuan rëndë nga sulmet.
Siç bëhet e ditur më tej, kompleksi është në qendër të Teheranit, afër universitetit.
Ai është një qendër vendimmarrëse për udhëheqjen teokratike të Republikës Islamike.
Dhe pas konfirmimit të vdekjes së tij, autoritetet shtetërore të Iranit kanë nxituar të zotohen për hakmarrje.
“Operacionet më të rënda ofensive në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të fillojnë së shpejti drejt tokave dhe bazave të pushtuara të terroristëve amerikanë”, paralajmëroi pak kohë më parë Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Qeveria iraniane tha në një deklaratë se “ky krim i madh nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe do të kthejë një faqe të re në historinë e botës islamike”. /Telegrafi/
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...