Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar për Reuters se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Irani.
Ndërkohë, pak me herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka “shenja të shumta” që tregojnë se Khamenei mund të jetë vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael.
Netanyahu tha se është shkatërruar kompleksi ku ndodhej Khamenei dhe se janë eliminuar edhe zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare iraniane dhe programit bërthamor. Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të goditen mijëra objektiva të tjerë.
Nga ana tjetër, mediat iraniane cituan zyrtarë të komunikimit të zyrës së liderit suprem duke thënë se “armiku po zhvillon luftë psikologjike” dhe se publiku duhet të jetë i kujdesshëm.
Irani ende nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për fatin e Khameneit. Situata mbetet e tensionuar pas sulmeve dhe raportimeve për goditje edhe në Izrael dhe në shtetet e Gjirit, ndërsa qytetarët iranianë janë raportuar të largohen nga qytetet nga frika e përshkallëzimit të konfliktit. / Burimi: Reuters
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...