Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndonjë emër konkret për president.
Kështu ka deklaruar anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ai ka thënë se në këtë takim janë parimet dhe qëndrimet për çështjen e presidentit.
Ai ka vlerësuar se PDK-së është e fokusuar të stabiliteti institucional.
“Po, ne mbajtëm një takim të radhës të Kryesisë së Partisë Demokratike në serinë e takimeve dhe mbledhjeve të përjavshme që i mbajmë, pastaj varësisht nga dinamikat institucionale ndonjëherë i mbajmë edhe më shpesh. E ngjashme ishte edhe kjo e sotme, ku ne diskutuam për tema të shumta në kuadër të aktualitetit dhe zhvillimeve politike në vend dhe njëra prej temave po ashtu ishte edhe ajo e procesit të zgjedhjes së presidentit”, ka thënë ai, duke mos përmende asnjë emër për president që e favorizon PDK-ja.
“Jo, nuk janë diskutuar, sepse ne kemi biseduar fillimisht për parimet, cili do të jetë qëndrimi. Qëndrim të cilin do ta mbajë kryetari i Partisë Demokratike. Ju e dini që edhe para disa ditësh kryetari jonë i ka shprehur ato qëndrime. Partia Demokratike, jo vetëm kjo strukturë si organi më i lartë Kryesia e partisë, por të gjitha strukturat e tjera, jemi konsistente në qëndrimet tona. Pothuajse të gjithë, unanimisht jemi për atë që ka prezantuar kryetari i partisë sonë, dhe do të vazhdojmë ta mbajmë të njëjtën. Pastaj varësisht prej dinamikave të këtyre ditëve, do të vazhdojmë dhe do të procedojmë prej fazës në fazë”, ka deklaruar Stavileci.
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit