Kreu i Alliance for the Future of Kosovo (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për veprimet e United States ndaj Iran.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj deklaroi se Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit të saj strategjik, SHBA-së, në mbështetje të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar.
“Liria për popullin iranian është më afër se kurrë. Në këto momente vendimtare për paqen dhe stabilitetin global, lidershipi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dëshmuar edhe njëherë vendosmërinë dhe forcën e tij të pakontestueshme në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë.
Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krah të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar. Ne besojmë fuqishëm se liria dhe demokracia do të triumfojnë. Historia ka treguar se kur kombet e lira qëndrojnë së bashku, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...