Zgjidhja e krizës politike dhe pajtimi mes pozitës dhe opozitës po duket i vështirë me takime të ndërmjetësuara nga presidentja Atifete Jahjaga. Në takimin e së hënës, liderët nuk arritën asnjë përparim në dakordimin për të gjetur zgjidhje në krizën e krijuar në vend. Por, pavarësisht se pozitë e opozitë vazhdojnë të mbesin me qëndrime të kundërta, e para e vendit ka shprehur përkushtimin që të vazhdojë me angazhimin e saj për dialog.
Jahjaga ende nuk ka bërë të ditur se kur do t’i ftojë liderët, por ka theksuar se do të jetë e angazhuar që kjo të ndodhë edhe më tutje.
“Presidentja Atifete Jahjaga do të vazhdojë angazhimin e saj për dialog ndërmjet partive politike parlamentare për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, ka thënë Zyra e Presidentes Jahjaga në një përgjigje për “Zëri”.
Më tutje Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se në takimin e djeshëm nuk ka pasur agjendë të caktuar, porse fokusi ka qenë tejkalimi i situatës së krijuar. “Në takimin e djeshëm agjenda nuk ka qenë e paracaktuar dhe liderët kanë zgjedhur vetë çfarë kanë ngritur. Fokusi i takimit ka qenë tejkalimi i situatës së krijuar në vend”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Por, opozita nuk e ka ndërmend të ndryshojë qëndrim, duke bërë me dije se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për krizën, sipas tyre, të krijuar nga koalicioni qeverisës PDK-LDK.
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...