Punëtori 55-vjeçar, Mixhen Sadiku, ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë në vendin e punës në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq.
Sadiku ishte punëtor i sigurimit dhe si pasojë e një përplasjeje me një kamion ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë.
Sipas informacioneve të para, vozitësi i kamionit nuk e kishte vënë re Sadikun ndërsa po kthente automjetin prapa.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e punëtorit.
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një incidenti me kamion
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...
Flick i ankohet zyrtarëve të UEFA për gjendjen e fushës para...